Transport për çdo porosi tuajën
Mezi presim t'ju shërbejmë!
Zbuloni një sekret të fshehur në zemër të tiranës, pranë shkollës së baletit.
Ju mund të mos e keni ditur, por ëmbëlsirat më të mira gjenden në pastiçerinë tonë.
Ëmbëlsira, biskota, torta , briosh , sanduiça, byrek, pica, çokollata, kafe dhe shumë e shumë produkte të tjera të gjitha të bëra me përbërësit më të mirë – dhe me shumë pasion.
Ejani na vizitoni dhe shijoni një mëngjes të qetë me një filxhan kafe të këndshme. Relaksohuni dhe provoni disa ëmbëlisra të shijshme përpara se të mbushni qeset për tu larguar. Ne emocionohemi po aq sa ju kur ju shikojmë duke provuar kafshatën tuaj të parë të një ëmbëlsire të freskët të sapo zbuluar.
Torta dasme, torta ditëlindjesh, torta të personalizuara, torta speciale, pufka kremi, byrekë sezonalë, shumëllojshmëri biskotash dhe shumë të tjera!
Vetëm te Lej & Laj. Cdo shije ka një histori!
Cfarë ju ofrojmë!
Mielli , vezët, gjalpi, sheqeri e çdo prdukt tjetër që na nevojitet për t’ju ofruar shijen më unike të ëmëlsirave tona, është i përzgjedhurë me shumë kujdes nga shefat e kuzhinës tonë.
Eshtë shumë e rëndësishme që çdo përbërës të jetë i freskët për të krijuar një shije aq unike
E dimë që koha për ju është shumë e shtrenjtë.
Na lejoni të vijmë në shtëpitë tuaja me aromën dhe ëmbëlsinë tonë. Ju premtojmë që motorristi ynë do jetë shumë i shpejtë dhe i sjellshëm për tju ëmbëlsuar në familjen tuaj.
Jemio gjithmonë pranë jush.
Na kontaktoni në çdo mënyrë që është e përshtatshme për ju.
Një telefonatë, një mesazh në celular apo WhatsApp, Facebook, Instagram apo çdo mënyrë tjetër kontakti.
Do të jemi gjithmonë aty për ju.
Jemi pranë jush nga e hëna në të Dielë, prej orës 06:00 deri në orën 23:00.
Orari i punës
| E hënë: | 06:00-23:00 |
| E martë: | 06:00-23:00 |
| E mërkurë: | 06:00-23:00 |
| E Enjte: | 06:00-23:00 |
| E premte: | 06:00-23:00 |
| E shtunë: | 06:00-23:00 |
| E dielë: | 06:00-23:00 |
Karriera
Nëse jeni të interesuar për tu punësuar pranë pastiçerive tona ju lutem të dërgoni një email në:
kelinalita@gmail.com
