• Mickey & Minnie Cake

    Një tortë vetëm për ty!
    Tortat e personalizuara janë krenaria dhe gëzimi i pasticerisë tonë. Dhe ka një arsye për këtë: ajo vjen si produkt I një pune përtej të zakonshmes.
    Ditëlindja e parë, përvjetorët më të rëndësishëm, martesa, sukseset në shkollë e në biznes, çdo ngjarje që shënjon jetën tuaj deri në daljen në pension, kurorëzohen me stilin unik dhe shijen e veçantë të tortës së personalizuar.
    Ky produkt me porosi ju ndihmon që të krijoni një përvojë festive, miqësore dhe të ëmbël për të gjithë të ftuarit tuaj.
    Ekipi ynë i përgatitjes së tortës, me talent dhe mjeshtëri, krijojn art në çdo nivel të të sheqerit.
    Keni një dizajn në mendje?
    Mund ta shprehni pa asnjë pengesë: ne jemi të sigurt se mund ta krijojmë atë. Çdo tortë me porosi që bëjmë është një vepër unike.

  • Mafishe (kg)

    Mafishet janë një ndër delikatesat e hershme të kuzhinës shqiptare. Dikur ato kanë qenë ëmbëlsirat e para që ofroheshin kudo në pastiçeri por edhe në shtëpi. Një ndër ëmbëlsirat, me të cilat nënat dhe gjyshet përherë kënaqnin jo vetëm më të vegjëlit por gjithë familjen me shijen e tyre sa delikate aq edhe fantastike. Mafishet apo të njohura të ndryshe me emrin marenga përgatiten krejt lehtë dhe shpejt dhe kanë si përbërës kryesor vezët dhe sheqerin.

  • Miks Frutash te thata krokante (kg)

    Nuk do I rezistoni shijes së miksit tonë me fruta të thata krokante. E shëndetëshme dhe shumë e shijshme. Posacërisht për klientët besnik të ushqimit dietik me shumë energji.

  • Kek muffin

    Muffin sipas mënyrës amerikane  me çokollatë ose vanilje.

    Përbërësit: vezё sheqer pluhur, qumёsht, vaj vegjetal, pluhur pjekje, vanilje, miell, copёza cokollate.

Close My Cart
Close Wishlist
Close Recently Viewed
Close
Compare Products (0 Products)
Compare Product
Compare Product
Compare Product
Compare Product
Close
Categories