Transport për çdo porosi tuajën
Ashure
Ashurja është një ëmbëlsirë tradicionale me origjinë lindore që gatuhet edhe në Shqipëri. Historia që mban pas është shumë e vjetër dhe interesante. Ashurja quhet ndryshe pudingu i Noas. Gjatë rrugëtimit të tij drejt tokës, Noas i kishin mbetur shumë pak përbërës me të cilët duhet të ushqente gjithë kafshët e anijes ndaj ai i bashkoi të gjithë përbërësit e mbetur dhe gatoi një puding. Rezultati është ashurja, një gatim shumë i shijshëm, i ushqyeshëm dhe që të lë liri ta përshtasësh sipas shjeve. Për përgatitjen e ashures përdorim vetëm grurë, arra, e aromatizojmë me kanellë dhe shtojmë pak niseshte misri për ta trashur.